Pothuajse një milion dryna që kanë si domethënie dashurinë e përjetshme do të hiqen nga ura e Parisit.
Autoritetet pariziane kanë deklaruar se “drynat e dashurisë” të vendosura në urën “Pont des Arts” do të hiqen ditën e hënë më 1 qershor, raporton BBC
Autoritetet do ta ndërmarrin këtë masë sepse sipas tyre, ato përbëjnë rrezik për strukturën e urës si dhe për sigurinë publike.
Një pjesë e urës është prishur nga pesha e drynave vitin e kaluar, dhe zyrtarët e vendit ishin përpjekur të ndalonin çiftet të shtonin më shumë dryna.
Ura e “Drynave të Dashurisë” ka qenë shumë popullore për turistët që vinin në Paris. Ajo shihej si simbol i dashurisë së përjetshme në Qytetin e Dashurisë.
Pothuajse 1 milion dryna që arrijnë një peshë prej 45 ton, do të priten nga ura Pont des Arts. Zyrtarët të vendit thanë se ata duan që Parisi të vazhdojë të mbajë reputacionin si qyteti i dashurisë, por do të inkurajojnë vizitorët të gjejnë mënyrë tjetër për të treguar dashurinë e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/