Bamir Topi privatizon rrugën, bllokohet kalimi për banorët

Bamir Topi privatizon rrugën, bllokohet kalimi për banorët

551
0
Shares

Koncepti i pronës private duket se është zgjeruar edhe te rrugët. Një e tillë dhe e vetme ekziston në Shqipëri. Rruga e ndërtuar për komunitetin është bllokuar pa asnjë të drejtë, duke detyruar banorët e lagjes t’i bien gjatë për të vajtur në shtëpi.
Rruga unike, gjendet në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë.
E quajtur “Dalip Topi”, për shkak të gjyshit të ish-Presidentit Bamir Topi, kjo rrugë mbahet e bllokuar.
presidenti_4Në të dyja anët e këtij segmenti në lagjen “Kodra e Priftit” janë vendosur tabela ku shkruhet “Rrugë Private”.
Garda nuk kujdeset vetëm për sigurinë e ish-presidentit, por edhe për rrugën në afërsi të vilës së tij.
Këtë problem e hasin në përditshmërinë e tyre edhe banorët e kësaj lagje, të cilët detyrohen të ndërrojnë rrugë për të shkuar në shtëpitë e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY