Vrasja e trefishtë te Shkencat, Besnik Sulku hakmarrje në të 40-at e...

Vrasja e trefishtë te Shkencat, Besnik Sulku hakmarrje në të 40-at e vëllait, por u vra edhe vetë

438
0
Shares

Marrja e hakut brenda 40 ditëve ka qenë edhe shkaku i gjakderdhjes së dy ditëve më parën afërsi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku humbën jetën tre persona. Ditën e mërkurë, Ilirjan Sula ose siç njihej ndryshe me emrin Durim Sulku, ka pasur të dyzetat, pasi ai ishte vrarë në 6 prill të këtij viti nga persona të panjohur në Holandë. Në ditën që vëllai i tij mbushte 40 ditë që kishte ndërruar jetë, Besnik Sulku ka vendosur që bashkë me italianin Salvatore Letticia, të cilin e ka paguar, u ka dalë përballë Mentor Lufit (Doçit) dhe nipave të tij dhe ka qëlluar mbi ata, pas dyshimeve se ka qenë pikërisht ky grup që i ka ekzekutuar vëllanë.
durim sulku-ilirjan sula, vrare ne holande
Durim Sulku                                                                                                                  Besnik  Sulku ka mbetur edhe vetë viktimë e kësaj ngjarjeje, pasi kanë qenë dy nipat e Doçit ata që e kanë marrë në moment hakun për xhaxhanë e tyre dhe kanë ekzekutuar 37-vjeçarin. Viktimë e këtij shkëmbimi zjarri ka mbetur edhe Gerti Goxhaj, i cili pak minuta para ngjarjes ka qenë duke pirë kafe në mënyrë rastësore me Doçin, por burime policore theksojnë se nuk ka pasur lidhje me përplasjen me armë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY