Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Maturantët japin provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, rregullat që të mos skualifikohen

29/05/2015
Maturantët japin provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, rregullat që të mos skualifikohen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbi 46 mijë maturantë në mbarë vendin, sot do t’i nënshtrohen provimit të detyruar të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi fillon në orën 10:00 dhe do zgjas 2 orë e 30 minuta. Testi përbëhet nga 25 pyetje dhe në total ka 50 pikë, maturanti duhet të marrë minimalisht 20 për qind të pikëve, në të kundërt nuk konsiderohet kalues.
Maturantët duhet të kenë sot me vete kartën origjinale të identitetit dhe nuk duhet të kenë celularë me vete, pasi në të kundërt përjashtohen automatikisht.
Për sa u përket rregullave të tjera, rregullorja e Maturës Shtetërore përcakton se kandidatët e kanë detyrim që në ditën që do zhvillohen provimet e maturës, të paraqiten në mjedisit e provimit 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit.
Në këtë kohë kryhet identifikimi i tyre, hyrja në mjediset e provimit, sistemimi i tyre nëpër vende si dhe leximi i rregullave për zhvillimin e provimit. Hyrja, shpërndarja dhe sistemimi i çdo kandidati nëpër salla bëhet duke ndjekur rigorozisht rendin zbritës të listës emërore të dërguar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Vendi i përcaktuar për kandidatët që mungojnë mbetet bosh si dhe ndalohet ndërrimi i vendeve. Testi mund të plotësohet vetëm me stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu, për çdo ngjyrë tjetër ka penalizime.
Çdo kandidat duhet të ndjekë me rigorozitet detyrimet që ai ka, pasi në të kundërt rrezikon të përjashtohet nga provimi. Po ashtu, kandidatit nuk i njihet rezultati i provimit nëse përdor laps, heq ose dëmton kodin e sekretimit, dëmton testin apo në rast se vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED.
Penalizime do të ketë edhe për ata persona të cilët blejnë një kopje të testit ose përpiqen të marrin informacione nga persona të tjerë mbi përmbajtjen e testit.
Përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë 150 minutave të provimit i ndëshkon maturantët deri në përjashtimin e tyre nga provimet e maturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.