Kisha në hall, “Don Bosko” në prag të shkatërrimit, ish-pronarët marrin gati...

Kisha në hall, “Don Bosko” në prag të shkatërrimit, ish-pronarët marrin gati gjysmën e kompleksit

453
0
Shares

Kisha Katolike dhe Shoqata “Don Bosko” ngrenë alarmin për shkak se një sipërfaqe e madhe e kompleksit mund të mbushet me pallate, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’iu kthyer pronarëve 14 mijë metra katrorë.
Në vitin 1992 Autoritetet Shqiptare të kohës i kërkuan Nunciaturës Apostolike në Shqipëri (Ambasade e Vatikanit) mundësinë e krijimit në Tiranë të një Qendre Shoqërore e të Formimit Profesional e Kulturor. Për këtë qëllim iu dha edhe një truall prej 5 ha në Tiranë, në Rrugën që ka marrë emrin “Don Bosko”.

Nunciatura Apostolike ia besoi ndërtimin dhe administrimin e saj Etërve të Komunitetit Salezianë.

Mbi këtë truall janë kryer ndërtime mbi bazën e lejeve ndërtimore që në vitin 1992 e në vijim. Trualli i mësipërm është dhënë me një qira vjetore simbolike prej 10 $ për ha për një periudhë prej 49 vjet.

Në vitin 2012 zyra e Kthimit të pronave të Qarkut Tiranë i ka kthyer ish pronarëve 15.000 m2 të truallit të ndodhur brenda kompleksit. Cështja shkoi në gjykatë, ndërkohë që Apeli vendosi përfundimisht kthimin tek pronarët të një pjese të kompleksit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY