Azilantët në Shqipëri tashmë me pasaportë biometrike

Azilantët në Shqipëri tashmë me pasaportë biometrike

681
0
Shares

Për herë të parë, prodhohen pasaporta biometrike për azilantët në Shqipëri
Ministria e Brendshme ka prodhuar pasaporta biometrike për persona që kanë përfituar statusin e refugjatit dhe azilantit.
Në bashkëpunim me Qendrën e Personalizimit, u prodhuan dokumente me standarde të larta sigurie. Një refugjat ose azilant i pajisur me këtë pasaportë mund të udhëtojë lirshëm brenda dhe jashtë shtetit, i cili ka pranuar t’i sigurojë mbrojtje atij.
Ky dokument ndihmon këto dy kategori personash të përfitojnë arsimim, trajnim, punësim apo bashkim familjar. Në këtë mënyrë, qeveria shqiptare zbaton Konventën e Statusit të Refugjatit të vitit 1951, Protokollin e saj të vitit 1967 dhe Konventën për statusin e personave pa shtetësi.
Nga 148 shtete palë të Konventës së Gjenevës në lidhje me statusin e refugjatit, Shqipëria renditet në listën e vetëm 32 shteteve që e ofrojnë këtë të drejtë, tashmë konkrete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY