Franca kthen 50 shqiptarë, për 5 vjet nuk kanë të drejtë udhëtimi...

Franca kthen 50 shqiptarë, për 5 vjet nuk kanë të drejtë udhëtimi në Shengen

50
0
Shares

U kthyen në Rinas sot pasdite nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga autoritetet Franceze dhe agjensia Frontex, 50 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen.
Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese Franceze dhe FRONTEX.
Në bordin e avionit ishte dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan si dhe në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.
Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY