Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vucic në konferencë me Ramën: Marrëdhëniet Serbi – Shqipëri shumë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor

27/05/2015
Vucic në konferencë me Ramën: Marrëdhëniet Serbi – Shqipëri shumë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor
Share on FacebookShare on Whatsapp


“Serbia e konsideron si pjesë të vetën Kosovën dhe Metohinë dhe nuk do të pajtohet me pavarësinë e Kosovës”

Kryeministri serb Aleksandar Vucic, u shpreh krenar që ishte i pari kryeministër serb që vizitonte Tiranën.
“Jam krenar që jam kryeministri i parë i qeverisë serbe që kam ardhur në Tiranë. Kam ardhur në emër të qytetarëve serbë”.
Ndërkohë, kreu i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç, pasi deklaroi se është krenar që është i pari kryeministër nga vendi i tij që viziton Shqipërinë, u shpreh se “Serbia e konsideron si pjesë të vetën Kosovën dhe Metohinë” dhe se nuk do të pajtohet me pavarësinë e Kosovës.
Më tej ai zbuloi një pjesë të bisedimeve me homologun shqiptar.
“Kemi folur jo vetëm për diplomat por dhe për zhvillimin e turizimit. Si të motivojmë qytetarët serbë të vijnë në Tiranë dhe anasjelltas. Jemi në rrugë të mirë që duhet të bëjmë më shumë. Është fakt që nuk pajtohemi për Kosovën”.
Ai ka vlerësuar më tej marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve.
 “Shqipëria sot i ka marrëdhëniet shumë më të mira me Serbinë se sa në të kaluarën besoj se në të ardhmen do të jenë shumë më të mira. Me Ramën jemi shoqëruar disa herë anembanë botës dhe kemi folur haptas dhe kur nuk jemi pajtuar. Jam i bindur se marrëdhëniet janë shumë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Faleminderit për mikpritjen jam i sigurt se do kemi biseda të frytshme”.
Më tej, Vuçiç nënvizoi se është me rëndësi që Shqipëria dhe Serbia “të punojnë bashkë për projekte infrastrukturore”.
“Shkëmbimet tregtare janë në interes të dy vendeve tona. Me Ramën biseduam edhe për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe kërkon të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës, çfarë kërkon edhe në letrën për KQZ

29/03/2026
Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

29/03/2026
Noka nga kryesia e Kuvendit: Grupi parlamentar i PD i bashkuar. Nuk ka bashkëpunim me dy pengjet e qeverisë

Noka akuzon Ramën: Shqiptarët janë kthyer në “turistë ditorë” për të blerë ushqime e ilaçe jashtë vendit

29/03/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

29/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe kërkon të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës, çfarë kërkon edhe në letrën për KQZ

29/03/2026
Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

29/03/2026
Noka nga kryesia e Kuvendit: Grupi parlamentar i PD i bashkuar. Nuk ka bashkëpunim me dy pengjet e qeverisë

Noka akuzon Ramën: Shqiptarët janë kthyer në “turistë ditorë” për të blerë ushqime e ilaçe jashtë vendit

29/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.