Rama: Nuk kam përmendur fjalën veto. Ne jemi anëtarë të NATO-s, dhe flasim si anëtarë të NATO-s. Samiti i Uellsit ka përfshirë në objektivat e tij edhe të detyrave që Maqedonia ka për tu bërë anëtar i NATO-s, si zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. Ky nuk është as veto as kërcënim
Vucici: Incidenti me dron, ishte i organizuar politikisht. Unë e di emrin, e quajnë Ismail. Personat kanë ardhur nga Italia, tre katër ditë para ndeshjes. Kjo ka pasur qëllimin e vetë politik. Kjo tregoi sa të brishta janë marrëdhëniet tona dhe emocionet nga të dyja anët e treguan. Por kjo nuk është aq e rëndësishme për prishjen e marrëdhënieve që po ndërtojmë
Retorika e Edi Ramës, nga “pavarësia e Kosovës” në Beograd, te “dialogu” në Tiranë, ka rënë në sy edhe të gazetarëve në konferencën për shtyp midis dy kryeministrave serbë e shqiptarë.
I ngacmuar me pyetje për këto qëndrime e deklarata, të ndryshme, Edi Rama në përgjigje të dy pyetje ngacmuese, u shpreh se, “Për ne nga që Shqipëria e madhe nuk është as vizion as projekt as program. Nuk na bënë përshtypje që shfaqet qoftë edhe në atë formë. Bindja ime, është njohja e Kosovës nga Serbia, kjo do të jetë çlirim i madh edhe për Kosovën, por edhe për Serbinë… Për sa i përket Shqipërisë së madhe, Shqipëria e madhe, është një ide që e kanë promovuar dhe e ushqejnë ata që nuk i duan të mirën shqiptarëve. Nuk ka projekt të Shqipërisë së madhe në Shqipëri dhe mes nesh. E duam Ballkanin pa kufij mes shqiptarësh dhe për shqiptarët por edhe me nesh…”.
Në pyetje përgjigjet ndaj gazetarëve, kryeministri serb Alaksandar Vucic, u shpreh se, “nuk ka parë asnjë provokim në këtë vizitë në Tiranë. Nuk e kemi parë në Tiranë një gjë të tillë. Falënderoj për mikpritjen qeverinë shqiptare. Nuk kam asnjë vërejtje me këtë mikpritje. Marrëdhëniet sh janë shumë të më mira se në ta kaluarën dhe do të jenë edhe më të mira”.
Mungesën e provokimeve e ka konfirmuar edhe kryeministri shqiptar.
“Në Beograd kryeministrin Vucic e sigurova se ne nuk ndjehemi të provokuar, pavarësisht çfarë do të mund të thoshte në Tiranë, megjithëse për Kosovën ndajmë qëndrime absolutisht të papranueshëm
Për sa i përket marrëdhënieve me fqinjët, për ne marrëdhëniet me shqiptarët e serbët, janë marrëdhënie kyç për ardhmërinë e rajonit”.
Edi Rama është ndalur edhe në marrëdhëniet me fqinjët e tjerë, grekë e maqedonas.
“Ndërkohë që me Greqinë kemi një marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë, një partneritet të nënvizuar strategjik, dhe nuk kemi absolutisht asnjë lloj problemi me qeverinë e Athinës… Unë e kam uruar dhe ftuar në Tiranë kryeministrin Tsipras. Do të isha i lumtur të vizitoja Athinën. Nuk shoh asnjë arsye për tu çuditur, pse shteti shqiptar kërkon nga autoritet greke, informacion për këkrimet në det. Ne duam ta vijojmë bashkëpunimin e mirë në të shkuarën… Nuk kemi ndër mend të negociojmë interesin kombëtar në emër të fqinjësisë së mirë, jemi zotuar për zero probleme me fqinjët, por jo të mbyllim sytë përballë ndonjë problemi. Për sa i përket çështjes së zgjedhjes së nënkryetarit të parlamentit, ne nuk e imagjinojmë që ti tregojmë Athinës kë ajo duhet të zgjedhë, ashtu si nuk duam të besojmë se Athina të na tregojë ne se kë duhet të zgjedhë një popull sovran. Ky është një problem artificial”, tha kryeministri shqiptar.
Ndërkohë për Maqedoninë, Rama mohoi të ketë përdorur fjalën “veto”, për në NATO.
“Nuk kam përmendur fjalën veto. Ne jemi anëtarë të NATO-s, dhe flasim si anëtarë të NATO-s. Samiti i Uellsit ka përfshirë në objektivat e tij edhe të detyrave që Maqedonia ka për tu bërë anëtar i NATO-s, si zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. Ky nuk është as veto as kërcënim”, u shpreh Rama.
Pjesë e përgjigjeve të dy kryeministrave ishin edhe trajtimi i pakicave reciproke.
“Shqiptarët në jug të Serbisë meritojnë trajtimin e serbëve në veri të Kosovës. Për sa i përket serbëve në Shqipëri, nuk kam dëgjuar asnjëherë asnjë ankesë”, u shpreh Rama.
Dy kryeministrat kanë komentuar edhe ngritjen e dronit në stadiumin e Beogradit, gjashtë muaj më parë.
“Incidenti ishte i organizuar politikisht. Unë e di emrin, e quajnë Ismail. Personat kanë ardhur nga Italia, tre katër ditë para ndeshjes. Kjo ka pasur qëllimin e vetë politik. Kjo tregoi sa të brishta janë marrëdhëniet tona dhe emocionet nga të dyja anët e treguan. Por kjo nuk është aq e rëndësishme për prishjen e marrëdhënieve që po ndërtojmë”, komentoi kryeministri serb Vucic.
“Nuk dua të kthehem te fluturaku. Për ne nga që Shqipëria e madhe nuk është as vizion as projekt as program, nuk na bënë përshtypje që shfaqet qoftë edhe në atë formë. Ne po të kishim parë një flamur të Serbisë së madhe, do kishim qeshur. Ky është një perceptim, që duhet nxjerrë dhe është nxjerrë nga të dy palët. Kjo paqe është ende kaq e brishtë, sa mund të vihet në rrezik edhe nga një top futbolli”, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/