Java e Kulturës Shqiptaro-Britanike, në katër ambasada në Londër

Java e Kulturës Shqiptaro-Britanike, në katër ambasada në Londër

100
0
Shares

Ambasada Shqiptare në Londër njofton se nga data 28 maj – 4 qershor 2015 organizon, “Javën e Kulturës Shqiptaro-Britanike”.
Kjo veprimtari përfshin: Ekspozitën e Piktorit Bashkim Izano – Ahmetaj me titull ‘Homazh për Eduar Lear’,  në Ambasadën e Bashkimit Europian në Londër; Perezntimi i librit, ‘Diplomacia Shtrënguese e NATO-s në Kosovë’ (Anglisht), në Ambasadën e Kosovës në Londër; Libri, ‘Këngët e Jetës’ i muzikantëve Adelina Hoxha dhe Robert Radoja (botim special për fëmijët e Diasporës, dhuratë), në Ambasadën e Shqipërisë në Londër; Prezantim i librit më të ri, ‘Agjentët e Perandorive’ – Kushtuar Shqiptarëve i sapo botuar nga Noel Malcolm, në Ambasadën e Shqipërisë në Londër, dhe; Prezantim i Ambasadorit Mal Berisha para trupit Diplomatik në Londër në Auditoriumin e Ambasadës Amerikane në Londër, ‘ Jeta e Herman Bernstein dhe Historia e Marrëdhënieve Shqiptaro Hebraike’, në Auditorin e Ambasadës Amerikane në Londër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY