Ambasadorja Audrey Glover, që kryeson misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR në vendin tonë ka vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri edhe në 1996, edhe në 2009. Ish-Kryeministri Berisha ka histori marrëdhëniesh të vështira me të dhe e konsideron Glover si të njëanshme. Ja cfarë shkuan Berisha: “Kryetarja aktuale e Misionit të ODHIR-it ka një histori të dokumentuar shumë fatkeqe të njëanëshme me vëzhgimin e zgjedhjeve të Shqipërisë. Në vitin 1996 ajo drejtoi misionin e ODHIR-it dhe firmosi një raport prej 36 faqesh, në të cilin nuk citohej qoftë dhe një fakt i vetëm për shkelje gjatë zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor, madje nuk përmendej në asnjë fjali të vetme bojkoti i zgjedhjeve ditën e votimit nga opozita e asaj kohe si një akt që kurrë një raport objektiv s’mund t’a shmangte. Në vitin 2009 ajo erdhi përsëri në krye të misionit të ODHIR-it. E pranova atë vetëm sepse Edi Rama, po ta refuzonte, do të bojkotonte zgjedhjet, por ajo, që në periudhën parazgjedhore u shndërrua në një zëdhënëse të Edi Ramës, shpifjeve dhe trillimeve të tij. Ajo kishte nisur në ODHIR- qëndër si të mirëfillta të gjitha shpifjet dhe trillimet e PS-së, të cilat një delegacion parlamentar i OSBE-së erdhi dhe i gjeti komplet të pavërteta. Pasi zgjedhjet u zhvilluan normalisht, megjithëkëtë ajo, pavarësisht deklaratës së parazgjedhjeve, hartoi pas dy muajsh një raport tërësisht tendencioz përsëri pa asnjë fakt dhe të pavërtetë, raport të cilin u detyrua t’a terheqë pasi delegacioni parlamentar i OSBE-së i bëri të qartë se do të shkruanin një raport tjetër ku ndër të tjera do të denonconin edhe qëndrimet e saj. Qëndrimet e saj u demaskuan publikisht në takimin në Athinë të OSBE-së nga kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Kështu që, ardhja e saj si aleate e mike e ngushtë e kahershme e Partise Socialiste ngjall te shqiptarët, së paku tek populli opozitar, mosbesim të madh në objektivitetin në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri prej saj, duke patur parasysh qëndrimet e saj të shkuara të zgjedhjeve në Shqipëri”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/