Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, kanë bërë ekzekutimin e urdhër -ndalimit për shtetasin, Alsi Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi, Gjykata e Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr. 54, datë 05. 05. 2014, e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22, të Kodit Penal.
Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, bënë të ditur se Alsi L. Koçi u ekstradua nga Gjermania, si person deportiv dhe në Rinas është ndaluar nga Policia Kufitare pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/