Gramoz Ruci: Në Lushnjë fola për Berishën dhe u duk se...

Gramoz Ruci: Në Lushnjë fola për Berishën dhe u duk se fola për Blushin

68
0
Shares

Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci hezitoi të kundërshtonte kritikat e Ben Blushit ndaj qeverisë megjithë këmbënguljen e gazetares Eni Vasili për të marrë një përgjigje të qartë prej tij gjatë një interviste në news 24. “Mos prisni ndonjë përgjigje eksplicite lidhur me këtë, pasi ka pasur edhe një spekulim para dy javësh duke keqinterpretuar një deklaratë time në Lushnjë për z. Blushi. Unë në Lushnjë nuk fola për Blushin por për Berishën. Shpesh krijohet lajmi që Ruci kundër Blushit që të fillojë telenovela Blushi i dha përgjigje Rucit”, tha drejtuesi i lartë socialist.
Ruci tha se “nuk debatoj lidhur me qëndrimet e Blushit. Nuk e bëj asnjëherë të debëtoj me miqtë e mi në studio. Nuk e bëj këtë sepse mund të gaboj dhe nuk kam kohë ta korrigjoj në këtë moshë”, tha ai.
Duke folur për marrëdhëniet diplomatike të acaruara mes Shqipërisë dhe Greqisë, Ruci tha se “nuk është diplomatike që politika e jashtme e një vendi të ndërhyjë në parlamentin e një vendi sovran se kush do të jetë zv/kryetar parlamenti. Kjo nuk ndikon në miqësinë e mirë dhe është ndërhyrje e drejtëpërdrejtë në sovranitetin e një vendi.
Sipas Rucit, ne duhet të jemi të kujdesshëm me deklaratat e Erdoganit, ngjarjet në Maqedoni apo marrëdhëniet me Greqinë. “Erdogan bëri një kërkesë. Ai ka kundërshtarët e tij politike dhe i ka bërë një kërkesë qeverisë shqiptare. Qeveria ka dhënë një përgjigje si kryeministri ashtu edhe ministrja përkatëse. Lidhur me këtë pikë 2 orë pas takimit të Erdogan me Ramën e kam pyetur Kryeministrin se si qëndron kjo ftesë. Rama nuk më ka thënë se ka pasur një premtim dhe nuk ka pasur asnjë premtim”, tha Ruci.
Duke folur për prishjen e koalicionit me PBDNJ, Ruci tha se Dule është larguar nga e majta para ardhjes në koalicion të PDIU dhe Idrizit. Megjithatë tha ai ne nuk kemi vendosur kandidatë për ato zona si në Dropull dhe Finiq. Veprimi i tij është i njëanshëm, tha ai për largimine Dules. Në fakt pavarësisht se se nuk kanë vendosur PS mbështet rivalët e Dules. Koço Kokëdhima ka dalë në emër të PS-së, në mbështetje të kandidatit të MEGA-s, Leonidha Kristo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY