Ditën e premte më 29 maj, mbi 46 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të detyruar të Maturës Shtetërore 2014 atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Testi për secilin për provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Pra që një maturant që quhet kalues në provimin e detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, këtë vit duhet të marrë 20 për qind të pikëve totale, pra minimalisht i duhen 10 pikë që të kalojë. Testi i provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë është i përbërë nga tre nivele, shkallët e vështirësisë ndahen, në 40 për qind për një nivel nën mesatar, 40 për qind për një nivel mesatar dhe vetëm 20 për qind e testit do të jetë për një nivel mbi mesatar, që kërkon një përgatitje shumë të mirë të maturantëve. Në strukturën e testit 45 për qind të tij e zë teksti letrar, ndërsa 55 për qind teksti jo-letrar.
Në fokus të maturantëve duhet të jenë të kuptuarit dhe përdorimi i drejtë i fjalës. Interpretimi i kuptimeve të dyta, si pasuri gjuhësore brenda strukturës tekstore si dhe kuptimi i figurshëm i fjalëve. Në vëmendje të tyre duhet të jetë edhe pasurimi i fjalorit, ku ata të jenë të aftë të zbulojnë dhe të përdorim dukuri gjuhësore si: Polisemia, sinonimia, antonimia dhe shprehje frazeologjike. Si dhe të jetë i aftë që të analizojë përdorimin e figurshëm të tyre. Rëndësi do të ketë edhe analiza që do ti bëhet tekstit (letrar dhe jo letrar). Teksti mund të jetë i punuar ose jo në klasë. Pra, nxënësit duhet të jenë të aftë të demonstrojnë arritjet e tyre në të gjitha llojet e teksteve. Në pyetjet që do të ketë me zhvillim në testin e 29 majit, maturanti duhet të dallojë temën, tematikën, motivin karakteret, si dhe të dallojë faktin nga opinioni duke përdorur informacione nga teksti dhe këndvështrim vetjak. Duhet të jetë i aftë të përdorë rregullat drejtshkrimore dhe rregullat e pikësimit të gjuhës standarde.
Testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, është i pari që do të ketë peshë në formulën e maturës dhe pranimet në universitetet publike. Provimet e maturës i jep maturanti i vitit shkollor 2014-2015 që ka përfunduar me sukses vitin e fundit shkollor dhe ka plotësuar formularin A1. Dhe maturantët e viteve të mëparshme që kanë plotësuar formularin A1Z.
Teksti letrar do të përzgjidhet nga këto vepra
Nëse është tekst në poezi
Homeri “Iliada”;
Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”;
Naim Frashëri “Lulet e verës”;
De Rada “Këngët e Milosaos”;
Bajron “Çajld Harold”;
Fishta “Mrizi i Zanave”,
Lasgush Poradeci “Lirika”;
Migjeni “Vargjet e lira”;
Ismail Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”;
Nëse është tekst në prozë
Miguel Servantes “Don Kishoti”;
Viktor Hygo “Katedralja e Parisit”;
Pashko Vasa “Bardha e Temalit”;
Honore De Balzak “Evgjeni Grande”; “Xha Gorio”;
Petro Marko “Qyteti i fundit”;
Ismail Kadare “Kështjella”;
Albert Kamy “I huaji”;
Gabriel Garsia Markes “100 vjet vetmi”;
Ernest Koliqi “Tregtar flamujsh”
Nëse është tekst në dramë
Eskili “Prometeu”;
Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”, “Hamleti”;
Molier “Mizantropi”;
Ibsen “Shtëpi kukulle”, “Armiku i popullit”;
Çajupi “14 vjeç dhëndër”;
Noli “Izraelitë dhe filistinë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/