Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fleckenstein: Deklaratat e Ramës për bashkimin e shqiptarëve, për fushatë

26/05/2015
Fleckenstein: Deklaratat e Ramës për bashkimin e shqiptarëve, për fushatë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein u shpreh i çuditur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se shqiptarët do të mund të bashkohen pavarësisht nëse integrohen në Bashkimin Evropian ose jo.
Në një intervistë për “Euractiv”, Fleckenstein tha se deklarata të tilla bëhen më shumë për fushatë.
“Deklaratat e Kryeministrit shqiptar, të cilave iu referoheni, u pritën me shumë habi nga unë dhe kolegët e mi në Parlamentin Evropian. Është e qartë për mua se ato i adresoheshin një audience lokale dhe janë ndikuar shumë nga klima e tensionuar parazgjedhore në Shqipëri, para zgjedhjeve lokale më 21 qershor. Megjithatë, deklarata të tilla sigurisht nuk janë të dobishme, sidomos duke pasur në mendje rolin konstruktiv të Shqipërisë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Dhe po, kam biseduar me kryeministrin për këtë”, tha ai i pyetur sa ka ndikuar kriza greke për integrimin e Shqipërisë në BE, raportuesti Knut Fleckenstein thotë se ajo ka pasur ndikim në përceptimin e zgjerimit.
Eurodeputeti e cilëson për të ardhur keq, deklaratën e kreut të Komisionit Europian Jan Kloud Junker, se brenda 5 viteve nuk do të ketë zgjerim.
“Kjo ka shkaktuar shumë nervozizëm në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht disa deklaratave qetësuese që pasuan. Ajo gjithashtu ka shkaktuar shqetësim për të gjithë ata që janë të angazhuar për një politikë aktive të zgjerimit të BE-së. Kolegët e mi social demokratike në Parlamentin Evropian kanë qenë ndër të parët për të kritikuar një qasje të tillë të politikës së zgjerimit. Është shumë e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të zbatojnë plotësisht reformat e nevojshme lidhur me BE. Ata duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë”, u shpreh eurodeputeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

28/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.