Enver Robelli: Mes të vrarëve në Kumanovë, tregtarë droge, pronarë kazinosh,...

Enver Robelli: Mes të vrarëve në Kumanovë, tregtarë droge, pronarë kazinosh, vjedhës votash, islamistë radikalë

59
0
Shares

Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët, shkruan Enver Robelli në një koment të tij publikuar në Prishtinë, dhe e ka fjalën pikërisht për të vrarët në Kumanovë që po varrosen me nderime në Kosovë. “Në Kosovë këto ditë të drejtën e kanë marrë në dorë një tufë keqbërësish, që për t’i mbuluar krimet dhe haraçin u bëjnë “nderime ushtarake” personave që do të duhej ta kishin vendin në burg po të mos ishin vrarë në një përleshje të pakuptimtë me forcat maqedonase. Në Kumanovë këta çlirimtarë të vetëshpallur i lanë pa shtëpi qindra banorë dhe rrezikuan qindra të tjerë për llogari të shërbimeve sekrete të Shkupit. Kurrfarë “çështje kombëtare” nuk është mbrojtur në Kumanovë, sepse vendimin se me çfarë mjetesh duhet të luftojnë për të drejtat e tyre e marrin shqiptarët e Maqedonisë dhe jo haraçmbledhësit nga Kosova.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër deri në Spanjë për tregti me drogë.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si mbledhës haraçi nga bizneset e Kosovës.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si kërcënues të rendit publik.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si vjedhës votash.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si kriminelë ordinerë.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona me dosje kriminale që kanë bërë emër si truproja politikanësh.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si padronë kazinosh.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër duke koketuar me islamin radikal dhe me pseudoimamë faqezi që për dinarë e denarë e djegin vendin mbarë”, shkruan Robelli ndër të tjera. Enver Robelli është analist e mediave shqiptare prej shumë vitesh dhe një zë origjinal lidhur me zhvillimet jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe rajon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY