ARTAN FUGA/Turistët në Tiranë

ARTAN FUGA/Turistët në Tiranë

49
0
Shares

Nga të huajt që quajmë turistë dhe hyjnë e dalin në Tiranë, megjithatë duhet të heqim :
1. Emigrantët që hyjnë e dalin për punët e tyre a për të parë të afërmit.
2. Delegacionet e huaja dhe familjet e diplomatëve të huaj.
3. Vëllezërit kosovarë që janë në shtëpinë e tyre, apo shqiptarët e Maqedonisë, poashtu në shtëpinë e tyre.
4. Klandestinët që vijnë për t’u fut në Perëndim
5. Kinezët që vijnë për të hapur tregtinë e vogël dhe biznesmenët e tjerë, apo tregtarët.
Të tjerët janë shumë pak.
E përse do të vinte një turist në Tiranë?
Të bënte ski në Dajt?
Të gjuante për derra të egër te Parku i Liqeni apo Liqeni i Parkut?
Të shihte kafshët e rralla te Kopshti Zoologjik ?
Të vizitonte qytetërimin e lashtë tironc që s’i kemi lënë qegëll (tjegull) mbi qerpiç dhe qerpic mbi gur?
Të shihte produktet e artizanatit lokal te Pazari i Vjetër?
Të bënte karaoke ke Piramida?
Të bënte kanotazh mbi Lanë?
Të vizitonte vendet dhe ndërtesat e lashta të kultit që ka Tirana, xhami, kisha, teqe, me afreske ose ornamente të vjetër sa feja e shqiptarit ?
Të shijonte gjellët vendase te hotelet ku rrinë delegacionet qeveritare, me cmime fjetjeje sa të Dubait ?
Apo të shihte ndonjë ndeshje futbolli te “Qemal Stafa” i shkatarrum sikur e kanë bombarduar Marsianët?
Të vizionte dhjetra muzeumet e Tiranës?
Të ndiqte ndonjë opera shqiptare?
Për ajrin e pastër dhe ujin e shëndetshëm që gurgullon nga mijra shatërvanet?
Apo të shijojë jargavanët?
Është e lehtë ta vizitosh Tiranë, me qindra fletë palosje të shpejgojnë cdo detaj: oraret e autobuzave, stacionet e tramvajit, oraret e kinemave ku luhen filma shqiptarë, mënytë e restoranteve, shtëpitë që japin me qira banorët, gjithçka, gjithçka.
Hotelet prandaj janë plot me grekë, holandezë, skandinavë, anglezë, indianë, kinezë, etj.
Besoj se dikasteri i turizmit ka shpërndarë formularë nëpër hotele për t’i mbledhur për statistika pastaj në fund të sezonit turistik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY