Të paktën 49 fëmijë në Shqipëri janë të humbur. Pavarësisht përpjekjeve të policisë ata ende nuk janë gjetur. Shifra u publikua nga ALO 116, linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë mbështetur mbi të dhënat e policisë për humbjen dhe gjetjen e fëmijëve përgjatë periudhës 2009-2014. Për këtë periudhë janë raportuar 444 raste të humbjes së fëmijëve. Fëmijët vajza janë më të ekspozuara ndaj fenomenit të humbjes dhe zhdukjes me 296 raste gjithsej. Fëmijët djem për këtë periudhe përbëjnë 148 raste.
Disa nga zhdukjet më të bujshme:
Ishte 12 mars 1992 kur vogëlushja Juljana Hoxha në atë kohë 6-vjeçe gjendej pranë vendit më të sigurtë të saj, shtëpisë. Silueta e një makine me shpejtësi afrohet dhe dikush e tërheq brënda. Ky ishte detaji i fundit i parë nga dëshmitarët për vogëlushen Juljana Hoxha.
Vogëlushi 4-vjeçar Nuz Luga në një dite qershori të vitit 1995 rreth orës 11 rrëmbehët pranë shtëpisë së tij në qytetin e Durrësit. Ajo çfarë u pa nga dëshmitarët ishte përsëri silueta e një makine me shpejtësi dhe një dorë që zgjatet dhe rrëmben vogëlushin. Pas 2 muajve për këtë ngjarje arrestohet një çift dhe denohen por vogëlushi nuk u gjend asnjëherë.
Pranverë e vitit 2010 në një fshat të largët të veriut të Shqipërisë Zapod, Kukes vogëlushja 6-vjeçare Bleona Mata shikohet për herë të fundit nga familjarët e saj vetëm pak metra larg shtëpisë. Që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e saj.
Po në vitin 2010 denoncohen dy fëmijë të humbur, motër e vëlla nga nëna e tyre. Pavarësisht se ngjarja është shënuar në Austri nëna mendon së fëmijët e saj Isa Nela dhe Mirjeta Nela janë fshehur në Shqipëri. Që nga viti 2010 nuk dihet asgjë për fatin e Isës, Mirjetës dhe babait të tyre.
Korrik 2011, djaloshi 15-vjeçar Marteo Bejaj në një të shtunë del nga shtëpia për të luajtur me shokët në fshatin Fitore, Vlore. Për herë të fundit është parë pranë shtëpisë në drejtim të fushës së fshatit. Që nga ajo ditë nuk ka asnjë lajm për Marteon.
Nëntor 2012 Juljan Çela del nga shtëpia dhe niset drejt qëndrës së internetit pranë banesës së tij në Laprakë, Tiranë. Qëndra e internetit ishte hera e fundit ku u pa Juljan Çela.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/