Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një 16 vjeçar shfrytëzonte balerinat, arrestohen edhe dy gra e një burrë për prostitucion

25/05/2015
Një 16 vjeçar shfrytëzonte balerinat, arrestohen edhe dy gra e një burrë për prostitucion
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion disa balerina dhe një 16-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim si e humbur. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë bënë me dije se sot në kuadër të operacionit “Tallava 2015” u arrestuan në flagrancë për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” shtetasit, F. Xhemali (Kuçi), 26 vjeç, lindur në Berat dhe banuese në Tiranë; Ilir Peraj, 46 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë; Anila Morava, 43 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë. Po kështu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. D., 16 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
Në bazë të informacioneve që Policia e Tiranës posedonte prej një muaj, u arrit te dokumentohej aktiviteti i prostitucionit, i cili zhvillohej në një lokal në periferi të Tiranës. Dyshimet për këtë aktivitet të paligjshëm bien mbi shtetasin Ilir Peraj, ku nga kontrolli i ushtruar në këtë lokal janë konstatuar disa vajza balerina të cilat kanë qenë të punësuara në mënyrë të paligjshme.
Në këtë ambient është gjetur e mitura me inicialet F. Gj., e cila ka qenë shpallur në kërkim si person i larguar nga banesa, në datë 06. 05. 2015. Kjo shtetase dyshohet se është shfrytëzuar për prostitucion në këtë ambient. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

28/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

Dy momentet e tensionit në mbledhjen e PS-së, mes Ramës dhe Spiropalit. Si i komenton Arben Malaj

28/03/2026
VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

VIDEO/ Shqiptarët në radhë të gjata për naftë më të lirë në Mal të Zi

28/03/2026
Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.