FOTO/ Presidenti Nishani dekoron Presidentin e Gjykatës Evropiane të Audituesve, Caldeira dhe...

FOTO/ Presidenti Nishani dekoron Presidentin e Gjykatës Evropiane të Audituesve, Caldeira dhe Kryetarin e KLSH-së, Leskaj

67
0
Shares

Me rastin e 90-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi, në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Kreut të Shtetit, Presidentit të Gjykatës Evropiane të Audituesve, Vitor Manuel da Silva Caldeira Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” për ndihmesën e qenësishme në përparimin e institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, si dhe  Kryetarit të KLSH-së, Bujar Leskaj  në vlerësim të vizionit të qartë e kontributit të çmuar në ndërmarrjen dhe administrimin e reformave institucionale drejt integrimit evropian, të cilat synojnë shndërrimin dhe konsolidimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në një institucion modern të auditimit të jashtëm publik në të njëjtën linjë me standardet ndërkombëtare të auditimit të INTOSAI-t si dhe në përputhje me praktikat më të mirë të Bashkimit Evropian.
presidenti-nishani-dekorim-klsh2Gjatë kësaj ceremonie, Presidenti Nishani pasi i uroi zotit Caldeira mirëseardhjen në Shqipëri edhe në Institucionin e Presidentit të Republikës, theksoi se, “Kontrolli i Lartë i Shtetit po feston sot 90-vjetorin e krijimit të tij dhe personalisht ndihem i privilegjuar që në cilësinë e Presidentit të Republikës jam pjesë e veprimtarive të organizuara me këtë rast, duke vlerësuar së tepërmi edhe institucionalisht rolin që institucioni në përmirësimin e qeverisjes ka dhënë në vijimësi si dhe kontributin e patjetërsueshëm që ka dhënë gjatë këtyre nëntë dekadave. Ndihem gjithashtu i nderuar që në emër të shtetit, por edhe në emër të institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë të vlerësoj zyrtarisht dhe t’i shpreh mirënjohjen zotit Vitor Manuel da Silva Caldeira, President i Gjykatës Evropiane të Audituesve, duke i akorduar Titullin ‘Për merita të veçanta civile’, për ndihmën dhe kontributin e qenësishëm që ai ka dhënë për përparimin dhe modernizimin  e Kontrollit të Lartë të Shtetit.”
presidenti-nishani-dekorim-caldeira“Gjykata Evropiane e Audituesve, u shpreh Presidenti Nishani, ka për mision përmirësimin e menaxhimit financiar të Bashkimit Evropian si dhe të sigurojë taksapaguesit evropianë që paratë e tyre janë përdorur më së miri. Zoti Caldeira e drejton këtë Gjykatë prej gjashtë vitesh që nga 2008 dhe rezultatet e punës së tij janë të dukshme si në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve me institucionet e Bashkimit Evropian në përgjithësi, me Institucionet Supreme të Auditimit dhe Organizatat ndërkombëtare të Auditimit, në veçanti. Si President i kësaj Gjykate, zoti Vitor Manuel da Silva Caldeira ka dhënë kontributin e tij të vyer për përmbushjen e misionit të saj dhe për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave më të mira mes Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI) në Evropë e më gjerë”.
Kreu i Shtetit falënderoi zotin Caldeira për mbështetjen e pakursyer që i ka dhënë Kontrollit të Lartë të Shtetit në Shqipëri dhe i uroi suksese në realizimin e misionit të rëndësishëm si President i Gjykatës Evropiane të Audituesve.
presidenti-nishani-dekorim-leskaj“Në këtë 90-vjetor, Kontrolli i Lartë i Shtetit edhe në Shqipëri shënon arritje të padiskutueshme në fushën e auditimit. Është një arritje për shkak të kontributeve dhe eksperiencave të brezave të shumtë që punuan dhe shërbyen pranë këtij institucioni shtetëror. Është evident rasti për të nënvizuar se lidershipi i zotit Leskaj në krye të këtij institucioni ka dhënë një dinamizëm mjaft të efektshëm dhe të madh krahasuar me gjithë periudhën e mëparshme. Dëshiroj njëkohësisht sot në këtë përvjetor të shpreh falënderimet dhe vlerësimet edhe për zotin Leskaj në drejtimin e të cilit ky institucion ka arritur standardet më të mira evropiane në Shqipëri. Duke vlerësuar me Titullin për Merita të Veçanta Civile punën dhe kontributin e zotit Leskaj, ne sot vlerësojmë punën e gjithë atyre brezave që me përkushtim, pasion dhe profesionalizëm krijuan një mekanizëm të efektshëm në një linjë me standardet më të përparuara evropiane”, përfundoi fjalën e tij Presidenti Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY