“Dheepan”, filmi për dashurinë dhe dhunën i regjisorit francez, Jacques Audiard, që flet për rrugëtimin në Francë të refugjatëve srilankezë, fitoi dje Palmën e Artë të edicionit të 68-të të Festivalit të Kanës.
Më poshtë vijojnë çmimet kryesorë të edicionit të 68-të të Festivalit të Kanës:
– Palma e Artë: “Dheepan” i regjisorit francez, Jacques Audiard.
– Çmimi i Madh: “Son of Saul” i hungarezit, Laszlo Nemes.
– Çmimi për regjinë më të mirë: “The Assassin” i tajvanezit, Hou Hsiao-Hsien.
– Çmimi i jurisë: “The Lobster” i grekut, Yorgos Lanthimos.
– Çmimi i skenarit: meksikanit, Michel Franco për filmin “Chronic”.
– Çmimi për interpretuesen më të mirë u nda mes francezes, Emmanuelle Bercot në filmin “Mon Roi” (”Mbreti im”) i regjisores franceze Maïëenn dhe amerikanes, Rooney Mara në filmin “Carol” i regjisorit amerikan Todd Haynes.
– Çmimi për interpretuesin më të mirë: francezi, Vincent Lindon në filmin “La Loi du Marché” (“Ligji i tregut”) i regjisorit francez, Stephane Brize.
– Kamera e artë e filmit të parë: “La Tierra y la sombra” i kolumbianit Cesar Augusto Acevedo.
– Palma e artë për filmin me metrazh të shkurtër: “Waves ’98” i libanezit Ely Dagher.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/