Paraushtarakë grekë, aktivë në disa zona të jugut të Shqipërisë

Paraushtarakë grekë, aktivë në disa zona të jugut të Shqipërisë

132
0
Shares

Disa foto të paraushtarakëve grekë që kanë lëvizur kohët e fundit në Shqipëri janë publikuar sot nga gazeta Dita, shoqëruar nga një shkrim me autor Arben Llalla.

paramilitar
“Këta që shihni në këto foto (me maska dhe pa maska) janë anëtarë të Jero Lohos 2012 – Kompania Paraushtarake e Shenjtë 2012, një nga organizatat paraushtarake greke e cila që nga themelimi i saj punon për aneksimin e jugut të Shqipërisë.
Jero Lohos 2012, është organizatë e njohur ligjërisht nga shteti grek dhe në të bëjnë pjesë ushtarë dhe oficerë të trupave speciale paraushtarake greke.

paramilitar-2
Kjo organizatë ka lidhje të ngushta me shumë organizata të minoritetit grek dhe ndihmojnë materialisht në çdo aspekt shoqatat ekstremiste që propagandojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë.
Partneri kryesor i Jero Lohos 2012, është organizata SFEVA, e themeluar nga Mitropoliti i Konicës, Sebastiano, anëtar i së cilës është edhe kryetari i OMONIA-s, Leonidha Papas.
Në zonën kufitare të Devollit dhe Korçës paraushtarakët e Jero Lohos 2012, janë shoqëruar nga shtetasit Naum Disho, Lefter Prifti dhe Stavros Gjinos, këta dy të fundit janë me dy shtetësi.
Ka të dhëna të besueshme se nëse nuk merren masat e duhura gjatë zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit këta organizata paraushtarake si Agimi i Artë, Jero Lohos 2012, Lidhja Nacionaliste Greke, etj., do shkaktojnë provokime dhe trazira në bashkinë e Himarës dhe të Konispolit”, shkruan dita.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY