Kisha Katolike: Kush shet votën shet dinjitetin, kush e ble i paskrupullt

Kisha Katolike: Kush shet votën shet dinjitetin, kush e ble i paskrupullt

63
0
Shares

Një grup i vullnetarëve për zgjedhjet vendore në Shkodër po shpërndan këto ditë në territorin e kësaj bashkie, pjesë nga Qarkorja e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, të miratuar në muajin prill të këtij viti.
Sipas kësaj qarkore, apelohet për të mos shitur e blerë votën.
“Kush shet votën, me çfarërëdo çmimi, ka shitur dinjitetin, nderin e vet dhe të familjes.
Kush e blen është i paskrupullt dhe poshtëron dinjitetin e të tjerëve dhe të vetin.
Shitblerja e votës heq mundësinë e kërkimit të llogarisë nga ana e qytetarit ndaj të zgjedhurve. Lidhur me këtë, po ashtu edhe premitimi I votës nën be pasi janë paguar para, është një fyerje ndaj Zotit dhe kundër moralit të shëndoshë njerëzor e fetar”, thuhet midis të tjerave në këtë qarkore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY