Horoskopi 24 maj 2015/ Yjet thonë për JU

Horoskopi 24 maj 2015/ Yjet thonë për JU

62
0
Shares

“Ne jemi i vetmi subjekt i asaj që mbajmë në mendje. Trupi do të bëjë atë që mendja beson”

Dashi
Përfundimisht ju keni dhuntinë të ruani lidhjet në detaje. Pra, nëse ju jeni i vendosur për të ndihmuar e për t’i nxjerrë nga halli motrën tuaj, të afërmin, kushërin, fqinjin, xhaxhain ata do ta bëjnë gjumin të qetë sepse e dinë që ju do t’i ndihmoni dy herë më shumë se ata vetë. Ata janë me fat që kanë një fqinj vëlla, komshi, kushëri, mbesë apo nip një si ju!

Demi
Kaloni mëngjesin me fiksimet e punës, pastaj lëreni pasditen të shkojë me vrullin e zakonshëm.
Ju keni bërë çdo gjë që mund të bëni për momentin, dhe është koha të merrni frymë dhe të shtrëngoni duart pas qafës dhe të pushoni këmbët tuaja lodhura mbi tavolinë.
Në se duket se projekti juaj po humbet vrullin shkoni përpara dhe jepini një shtytje.

Binjakët
Shpenzoni mëngjesin duke chatuar (mos harroni: asnjë punë nuk funksionon pa komunikim të mire). Më pas shpenzo mbasditen duke konsoliduar energjitë. Ju jeni duke përfunduar disa hapa serioze në ambiciet e tua të punës dhe këtë mbasdite ju duhet t’i përforconi ato. Por cili është rezultati i gjithë kësaj? E gjithë zyra është duke përshpërtitur për sforcimin tuaj.


Gaforrja

Ju piqni biskota kur njerëzit ju vijnë.  Gatuani supë dhe ua jepni atyre kur ata janë sëmurë. Ju gjithmonë keni fasho plus në kutinë e mjekësore. Ju pëlqen të kujdeseni për njerëzit që doni dhe çdo njeri që shihni se ka një dhimbje.  Por ndoshta dikush do  të kujdeset për ju në këmbim. Pse nuk i lini ata?  Do të jetë e bukur për të dy ju.

Luani
Ju  do zgjoheni i frymëzuar. Gjatë mëngjesit bëni disa shënime kreative, por mbajeni pasditen të lirë për të bërë diçka tjetër, sepse po ju shterojnë energjitë, për pjesën e mbetur të ditës për t’i treguar të afërmve dhe të dashurve tuaj sa afër dhe sa të dashur janë ata për ty. Nëse i telefononi, dilni për shëtitje apo bëni biskota në shtëpi, ata do ta marrin mesazhin… dhe do të kënaqen.

Virgjëresha
Në horizontin tuaj shihet diçka e ndritshme, një fillim i shkëlqyer. Është një dashuri e re ? Një interes apo pasion i ri ? Një dashuri e re e punës tënde?
Sido që të jetë kjo pako me shkëlqim gaz, risi e eksitim  ju do t’ia bëni të ditur të gjithëve. Pra, nëse është dashuria, shkruani një poemë dhe recitojeni. Në qoftë se është punë, bëjeni punën njësoj si kompozimi që shoqëron një poemë.

Peshorja
Gjithë mëngjesi po ju kalon duke gjetur zgjidhje për problemet dhe sa më shumë punon me më  shumë probleme përballesh, por mbi të gjitha ju po kaloni një kohë fantastike. Ju qëlloni dhe fitoni!
Pasdite do ndiqni me vëmendje lëvizjet tuaja në fushën e jetës. Si do që të nominoheni, kapiten apo lojtare me vlera, do të ndjeheni mirë.

Akrepi
Bëhu kreativ në mëngjes më shumë se kurrë ndonjëherë dhe duhet të keni më shumë kujdes pasditeve. Kjo është saktësisht  rregulli i drejtë i gjerave: Duke qenë shumë i kujdesshëm që në fillimet e projektit tuaj mund t’ju vështirësohet kreativiteti dhe në skenën e fundit mund të ngadalësohet aftësia juaj për të lidhur gjerat dhe për të krijuar diçka shumë të bukur dhe koherente.

Shigjetari
Në mëngjes, ju jeni si një paketë me energji krijuese. Ju mbillini lulet në dritare, shtroni trëndafilat përgjatë trotuarit dhe ujitni tulipanët në kthim.
Është pranverë, dhe ka shumë energji gjeneruese përreth. Pasdite është koha që do t’ju kalojë me rregullime, ka diçka që ju pikon. Në se ju është shpuar goma rregullojeni atë. Në se ju janë shqepur çorapet qepini. Ju do të ndiheni shumë mirë deri në fund të ditës.

Bricjapi
Kaloni mëngjesin tuaj duke krijuar dhe pasdite merreni specifikisht me të. Për shembull, në mëngjes, ju mund të ridekoroni dhomën tuaj të gjumit më kosto të ulët. Ndërsa  pasdite, ju mund të shkoni  në dyqan pëlhurash apo gjerash të lira për të filluar nga zbatimi i ideve Deri në mbrëmje, ju mund edhe të keni bërë një dhomë gjumi krejt të re.

Ujori
Do të lodheni shumë shpjet në se nuk merrni kohë të lirë. Edhe në se është një pushim një orë e gjysmë, ju duhet të siguroheni të bëni pushim. Merr frymë thellë dhe në  se mundeni merreni të gjithë ditën pushim dhe ka shumë mënyra se si ta kaloni.

Peshqit
Ndërsa po sheh më fund të gjithë punën e përfunduar mos dysho se ndonjë detaj të ka humbur.
Ju keni sy për parë edhe gjërat e vogla që e bëjnë një projekt jo vetëm të duket mirë, por absolutisht fantastik. Nëse jeni duke i shkruar një raport kompanisë ose po dekoroni një rezidencë postmoderne, aftësia jote estetike është një bonus për  të gjithë ata që janë  përfshirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY