Buxhetit të shtetit i mungojnë 100 milionë dollarë vetëm në katër muaj, tha Basha gjatë takimeve që ai zhvilloi në Berat, Elbasan dhe në Peqin. “Taksat i rrit, çmimin e energjisë e rriti, akcizën e naftës e rriti. Të paktën të lante borxhin. Jo e rriti edhe borxhin. Ku janë paratë? Të paktën të mbaronte rrugën, as rruga nuk mbaron. Ku janë paratë? Ku janë 100 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit për periudhën janar-prill. Përgjigja vjen me votë me 21 qershor. Do pranoni me votë me 21 qershor këtë regjim gënjeshtar, mashtrues që nuk hap vende pune, që vjedh nga lekët e taksave apo do ta refuzoni?”, tha kryetari i PD-së.
Në vijim lideri I opozitës tha se “ne kemi një platformë të ulim me 25% çmimin e energjisë dhe të falim të gjitha kamatë-vonesat, të ulim taksat në nivelin më të ulët në Ballkan. Të imponojmë taksën e sheshtë dhe të punojmë së bashku për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ndihmë ekonomike dhe financiare për ata që prodhojnë dhe punojnë për ti qëndruar në krah njerëzve të punës dhe punës së ndershme. Cila është oferta nga krahu tjetër? Sharje, fyerje!”
Situata e rëndë ekonomike ka detyruar shumë familje dhe të rinjtë të emigrojnë, sikurse thanë banorët gjatë këtyre takimeve.Pronari i një bari i tha z. Basha se dhe kafen që kushton 40 lekëe pijnë me emrin në listë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/