Francë, stafi i kullës Eifel 7 orë grevë për shkak të shtimit...

Francë, stafi i kullës Eifel 7 orë grevë për shkak të shtimit të xhepistëve

51
0
Shares

Kulla Eifel u detyrua të mbyllej të premten pas protestës së stafit për shkak të rritjes së numrit të xhepistëve që përfitojnë nga turistët e shumtë për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash.
et1Vepra ikonë e kryeqytetit francez qendroi e mbyllur për turistët për rreth 7 orë, ndërsa sindikata e punonjësve bëri të ditur që shtimi i numri të xhepistëve i bënte kushtet e punës tepër të vështira.
Shefi ekzekutiv i kompanisë që administron kullën Eifel, Erik Spitc, tha se manaxherët ishin të shqetësuar për turistët dhe kishin kërkuar prej kohësh shtimin e masave të sigurisë.
et2Autoritetet franceze zbuluan së fundmi planin e masave të sigurisë për këtë sezon turistik, sipas të cilit 26 000 oficerë policie shtesë do të vendosen në rrugët e Parisit për të luftuar xhepistët dhe bandat e organizuara që sulmojnë vizitorët e qytetit.
Vetëm kulla Eifel ka rreth 7 milionë vizitorë në vit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY