Dukja sa për një foto apo sa për ca minuta shirit filmi, është metodë e kandidatëve e të bërit fushatë.
Por nga nxitimi, sepse takimet pasojnë njëri-tjetrin dhe për pasojë edhe fotot e shiritat e filmave duhet të pasojnë njëri-tjetrin, harrojnë dhe lënë gjurmë mbrapa që stonojnë me qëllimet dhe mesazhet që duhet të përcjellin.
Nga ky shembull nuk shpëton as Vangjush Dako, kandidati i mazhorancës për bashkinë e Durrësit.
Jo më larg se dje, të paktën nga çka ai vetë ka bërë publike, ishte pjesëmarrës në dy aktivitete elektoralë, në pastrimin e plazhit dhe në prishjen e tre prej banesave që gjenden mbi arenën e amfiteatrit të qytetit të Durrësit.
Fraza popullore “sipas vendit dhe kuvendi”, nuk i hyri shumë në punë Vangjush Dakos.
Në se “sipas vendit”, Vangjush Dako për “kuvendin”, duhet të kishte zgjedhur një veshje që të jsutifikonte angazhimn në pastrimn e plazhit apo në prishjen e tre banesave, ai përveçse stononte me të pranishmit e tjerë, zhvlerësoi edhe mesazhet e tij, sepse ishte veshur me kostum…, veshje jo për të pastruar e për të shkatërruar…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/