FOTO/ Barcelona feston titullin mes lotëve për largimin e Xavi-t

FOTO/ Barcelona feston titullin mes lotëve për largimin e Xavi-t

52
0
Shares

Në javën e fundit të La Liga-s, në Camp Nou pati vend për lotë gëzimi, por edhe lotë hidhërimi.
barc1Skuadra katalanase festoi titullin kampion për këtë sezon, por ‘humbi’ Xavi Hernandez, magjikun e mesfushës që ka lënë vulën e tij në të gjitha trofetë e arritura nga skuadra spanjolle, si në Spanjë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
barc2Një jetë te Barcelona. Xavi i bashkohet skuadrave zinxhirë që në vitin 1991. Në vitin 1998 thërritet në skuadrën e parë, ku do të ngulej në mesfushë me numrin 6 e nuk do të shkulej më.
Tetë tituj të La Liga-s, dy Kupa Mbreti, gjashtë Superkupa, tre tituj të Ligës së Kampioneve, dy Superkupa të Europës dhe dy Kupa Bote për Klube. Këto janë trofetë në rang klubesh, ku është vendosur edhe vula e tij.
barc3Xavi njoftoi largimin nga Barcelona në muajin janar, për të vazhduar karrierën në Katar me Al Sadd, në bazë të një kontrate 3-vjeçare ku do të jetë edhe ambasador për Kupën e Botës, Katar 2018.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY