Fillojnë sot me gjuhën e huaj, provimet e Maturës Shtetërore

Fillojnë sot me gjuhën e huaj, provimet e Maturës Shtetërore

79
0
Shares

Rreth 46.070 maturantë nga i gjithë vendi do t’i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj, D3: anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht. Testet janë hartuar nga specialistë të gjuhës në Agjencinë Kombëtare të Provimeve dhe në përputhje të plotë me niveli B1. Çdo pyetje në test do të vlerësojë njohuritë dhe kompetencat që maturantët zotërojnë në gjuhën e huaj të parë.
Ky proces do të zhvillohet nën masa të rrepta monitorimi nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe DAR/ZA.
Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), bën të ditur se, për këtë provim, sikurse për të gjithë provimet e Maturës Shtetërore ka marrë të gjitha masat e nevojshme infrastrukturore, logjistike dhe mbështetëse, me qëllim garantimin e një procesi tërësisht normal dhe në përputhje me Rregulloren e Maturë Shtetërore 2015
MAS, porosit që maturantët nesër duhet të kenë me vete kartën origjinale të identitetit. Nuk lejohet mbajtja e celularëve në mjedisin e provimit. Nëse një maturant do të kapet me celular ai/ajo automatikisht do të përjashtohet nga procesi i provimit.
Si provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Testi për secilin provim të detyruar përmban 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Maksimalisht janë 50 pikë. Maturanti nuk quhet kalues nëse merr me pak se 20 për qind të pikëve.
Rezultatet e provimit do të shpallen brenda dy javëve.



Datat e provimeve të tjera
29 maj –
Gjuha Shqipe dhe Letërsia
9 qershor – Matematika
19 qershor – Lëndët me zgjedhje

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY