Erion Veliaj ka sulmuar sot që në mëngjes dy kandidatët e pavarur duke iu kërkuar votuesve që të mos iu japin asnjë votë. “Unë jam përfaqësues i së majtës, ndërsa shqupi ka vendosur pesë kandidatë kundër meje. Ata ende nuk e kanë të qartë se si të ndajnë pushtetin prandaj kanë hedhur disa në garë. Secili prej tyre është produkt i shqupit dhe përfaqësojnë të djathtën, pavarësisht se deklarohen të pavarur”, tha Veliaj.
Kandidati socialist Erion Veliaj i sulmon për herë të parë kandidatët e pavarur, Gjergj Bojaxhi dhe Sazan Guri. Ndërsa PD i është kundërvënë që ditën e parë Bojaxhiut duke e akuzuar atë se është inkurajuar nga Rama për të përcarë sadopak votën e së djathtës. Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, tha pak ditë më parë se Edi Rama ia kishte propozuar për deputet Bojaxhiun nëse AK futej në koalicion me PS në vitin 2013. Vetë Bojaxhiu ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Nuk dihet se cfarë qëndrimi do të mbajë më këtë të fundit nga Erion Veliaj.
Veliaj i bëri deklaratat në një seancë tjetër të shpërndarjes së legalizimeve sëbashku me drejtorin Artan Lame.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/