Kandidati I PD për kreun e bashkisë Fier , Enkelejd Alibeaj ka takuar mijëra qytetarë të Fierit në dy javët e fundit duke parë me sytë e tij varfërinë dhe problemet në një nga zonat më të begata të Shqipërisë. Në një takim me banorë të Cakranit, fermerët thanë se nuk kanë marrë subvencion të bujqësisë, për çmime të ulëta për naftën, farërat, plehun, për energjinë më të ulët, për taksat më të ulëta. Përkundrazi kanë shkuar edhe në burg.
Alibeaj nga ana e tij u ka pohuar banorëve se kjo nuk është qeveria e Rilindjes por e varfërisë, e mjerimit. Thanë që do prishin cdo ndërtim pa leje kudo edhe në autostradë , ndërkohë që tashmë pohojnë se do legalizojnë edhe ndërtimet pa leje të kryera vitet e fundit. Po me ato që u prishën cfarë do të bëhet, a do ti kompesojnë ata që u prishën banesat e lokalet? , tha Aliebaj .
Ndërkaq duke biseduar me banorë të lagjes “Kryengritja e Fierit” , Alibeaj u tha se keni kaq vite nën administrimin e bashkisë që e kanë pasur të majtët. Kthejeni dhe provojeni një herë drejtimin e bashkisë nga të djathët. Të jeni të sigurtë se kjo gjendje nuk do të ekzistojë më në lagjen tuaj, u ka thënë kandidati Alibeaj. Rrugët e amortizuara, puseta të bllokuara, ujëra të zeza përreth pallateve, mjedise të ndotura; kjo është pamja e lagjes së kryetarit socialist të bashkisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/