Shtatë muaj hetim për të arrestuar një oficer policie

Shtatë muaj hetim për të arrestuar një oficer policie

57
0
Shares

Një oficer policie është prangosur nga kolegët e tij sot në Tiranë,
Alkejd Zeneli, oficer police në seksionin e Antikrimit, ndaj Jetës, është prangosur pas shtatë muajsh hetime nga SHBÇP.
Burime zyrtare të policisë së Tiranës, bënë të ditur se, sot nga strukturat në Drejtorinë e Shërbimit Për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj oficerit të policisë Nënkomisar Alkejd Zeneli, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, për kryerje të veprës penale të “shpërdorim të detyrës” dhe të “Korrupsionit Pasiv nga persona që Ushtrojnë Funksione Publike” parashikuar nga nenet 248 dhe 259  të Kodit Penal.
Arrestimi është kryer pas një hetimi të përbashkët  7 mujor të SHÇBA-së Tiranë, në bashkëpunim me Task-Forcës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Oficeri Alkejd Zeneli aktualisht kryen detyrën e specialistit të Hetimit në Seksionin Kundër Krimeve ndaj Jetës në Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë.
Materialet do ju referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në zbatim të procedurave ligjore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY