Qeveria nxit sulmet ndaj Dritan Priftit, edhe ILDKPKI e kallëzon për pastrim...

Qeveria nxit sulmet ndaj Dritan Priftit, edhe ILDKPKI e kallëzon për pastrim parash

60
0
Shares

Angazhimi i ditëve të fundit i Dritan Priftit në politikë, ka nxitur edhe aktivizimin e institucioneve shtetërore.
Së fundmi, pjesë e sulmeve ndaj Dritan priftit, është bërë edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit, Kontrollit të pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI). Ky institucion, mësohet se ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme , një kallëzim penal ndaj Dritan Priftit, për dyshime të pastrimit të parave, në shumën prej rreth 4.6 milionë euro.
Ky kallëzim pason një tjetër kallëzim penal të mëparshëm për “pastrim të parave”, nga Drejtoria e Pastrimit të Parave. Sipas këtij kallëzimi të mëhershëm, të para 10 ditëve, në fokus janë transaksionet bankare të shtetasit gjeorgjiano-izraelite Amiran Dzanashvili. Sipas këtij kallëzimi, mësohet se është zbuluar se ky i fundit kishte kryer shumë veprime të dyshimta bankare, për sa i përket shitjes, blerjes dhe dhurimit të aksioneve në kompaninë “Tea Oil Italia” dhe “Xhoi-Lloto”.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Qeveria_i_nis_hetimet_per_Dritan_Priftin_pas_aktivizimit_politik_1925_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY