Pas zgjedhjeve të vitit 2017, fillon aplikimi i taksës së pasurisë

Pas zgjedhjeve të vitit 2017, fillon aplikimi i taksës së pasurisë

89
0
Shares

Tatimi i ri mbi pasurinë do të hyjë në fuqi në fund të vitit 2017 sipas një kalendari të publikuar në rishikimin e katërt të marrëveshjes se FMN me qeverinë shqiptare.
Fondi thotë se, autoritet shqiptare do të kenë përfunduar kadastrën fiskale në shërbim të taksimit të ri gjatë viti që vjen dhe kështu taksa e mbi pronat do të jetë gati për aplikim nga fundi i viti 2017.
FMN referon se si hap i parë është futja e kadastrës fiskale që do të vlerësojë tatimin për çdo pronë deri në fund të 2016.
Tatimi i ri mbi pasurinë bën pjesë në rezervën fiskale që FMN i ka sugjeruar Shqipërisë për rritje të mëtejshme te të ardhurave. Shqipëri nuk mbledh as 1 për qind të PBB nga ky tatim që në vendet e tjera të zhvilluara sjell 6 për qind të PBB te të ardhurave në buxhet.
Kadastra fiskale, ndryshe është regjistrim on-line i pasurive të paluajtshme. Kjo do të sjellë zgjidhjen përfundimtare në mbledhjen e taksave për pronat e paluajtshme dhe do të minimizojë informalitetin në këtë sektor. Sipas projektit, regjistrimet që do të bëhen në kadastrën fiskale, do të bëhen me emër të zotëruesit (pronarit), numrit rendor që i përket objektit, sqarimi i detajuar se për çfarë përdoren hapësirat e objektit, sipërfaqja totale si dhe vlera monetare që ai objekt ka.
Vlerësimi monetar do të bëhet në bazën e çmimeve të tregut.
Gjithë procedura bëhet për një regjistrim të plotë të pronave të paluajtshme, jo vetëm si hapësirë, por edhe si vlerë tregu. Sipas Ministrisë së Financave FMN-ja ka kërkuar në bazë të praktikës botërore, regjistrimi i pronave të jetë një proces i detyruar për të gjithë pronarët. Kjo risi do të sjellë, jo vetëm një njohje të plotë të situatës por edhe një mbledhje të taksës mbi pasurinë e paluajtshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY