Mziu-Gjici debat i ashpër, kandidati i PS-së nuk paguan energjinë

Mziu-Gjici debat i ashpër, kandidati i PS-së nuk paguan energjinë

71
0
Shares

Xhelal Mziu i ka shpjeguar rivalit socialist se si qeveriset një bashki e madhe ndërkohë që i ka kërkuar të shpjegohet lidhur me vjedhjen e 6 milionë eurove në bankë ku një kompani në pronësi të Gjicit ishte e ngarkuar për sigurinë.
Mziu i ftuar tek emisioni “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, i tha sonte rivalit të tij Gjici se ai jo vetëm që nuk e njeh qytetin e Kamzës por duke mos qenë fare banor i saj nuk e ka idenë se cfarë ndodh dhe cfarë është ajo zonë. Mziu publikoi dokumenta ku ish-prefekti i Kukësit nuk ka paguar energjinë elektrike.
Ndërkohë Gjici tha se Mziu nuk ia ka dalë të furnizojë me ujë Kamzën dhe ka marrëdhënie interesi me bizneset në qytet. Gjici tha se Mziu ka bërë një projekt ku parashikohet prishja e 4000 shtëpive, por Mziu e ka hedhur poshtë një alibi të tillë, duke deklaruar se Kamza ka një projekt urbanizimi.
Debat mes rivalëve në Kamzë ka qënë i ashpër. Transformimi i kamzës ka tërhequr gjithnjë vëmëndjen emedias në Tiranë por edhe medias ndërkombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY