ISA MUSTAFA/Kur drejtësia ngec, turma ngre litarët (për Besnikun)

ISA MUSTAFA/Kur drejtësia ngec, turma ngre litarët (për Besnikun)

56
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ndjehet i fyer nga media që ka pasqyruar gjyqin e djeshëm të papërfunduar, me theks të birin, Besnikun. Në fakt akuza për të birin nuk është as për korrupsion, as për vjedhje apo influencë të paligjshme në raporte biznes-qeveri, sic ndodh shpesh me politikanë dhe qeveritarë apo familjarë të tyre. Ja cfarë shkruan kryeministri i Kosovës, sot në mëngjes.

“Kur drejtësia ngecë, turma ngre litarët
Filloi në vitin 2009 një procedurë ndaj Besnik Mustafës, djalit tim, për një garancion që ai si menaxher i departamentit të kreditimit në Bankën e Biznesit e kishte lëshuar me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës për një kompani fluturimi. Shtatë vite po zgjatë kjo procedurë hetimore dhe gjyqësore e cila përfshinë individë nga Ministria e Infrastrukturës dhe nga Banka e Biznesit. Dhe kaq vite mediat tona, sidomos njëra prej tyre, bëjnë fushatë linçuese. Të gjithë të akuzuarit dhe të dyshuarit e tjerë, cilësohen me emër dhe mbiemër, kurse për Besnikun tim, thuhet djali i Isa Mustafës. E Isa Mustafa nuk ka punuar në Bankën e Biznesit. Një herë, djali i Kryetarit të Komunës e tani djali i Kryeministrit.
Vërtetë Besniku është djali im. Një djalë i mrekullueshëm, i ndershëm, punëtorë i mirë, i cili punon nga agu deri në mbrëmje dhe jeton me punën e tij. Djalë që e dua e respektoj dhe i besoj, ashtu siç i besoj Arbenit dhe Afërditës. Ai duhet të trajtohet barabar me tjerët para ligjit dhe, nëse gjendet se ka gabuar, duhet të përgjigjet para ligjit. Para ligjit, jo para linçuesve dhe organizatorëve të linçimit.
Nëse ai ka gabuar, kjo duhet të dëshmohet në sistemin e drejtësisë. Për fat të mirë ky sistem tani po ç’kapet dhe duhet në mënyrë të pavarur ta bëjë punën e vet. Denigrimi publik, dhe vërja e litarit për të varur dikën nga disa media e më parë edhe nga disa njerëz të shërbimeve informative është pasojë e ngecjes së drejtësisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY