Gjysmë të zhveshura dhe me një çmim në duar, kështu i tregton ISIS vajzat më të bukura të komunitetit Yazidi, duke i shitur ato në Siri.
Kalifati Islamik vazhdon të tronditë opinionin publik me veprimet e tij çnjerëzore. Vajzat të cilat janë pengje të xhihadistëve janë kthyer edhe në objekte të mirëfillta seksuale.
Ato janë rrëmbyer nga qytete të ndryshme të Irakut apo Sirisë, madje edhe Turqisë. Pjesë e këtij grupi mund të jenë edhe vajzat, të cilat i janë bashkuar me vullnetin e tyre militantëve, pa e menduar gjatë se çfarë pasojash mund të kishte për to.
Raporti më i fundit i Kombeve të Bashkuara flet se ISIS po kryen krime të tmerrshme seksuale ndaj vajzave, ku mbi të gjitha ato janë edhe shumë të reja në moshe. Por jo çdo vajzë dërgohet në tregun e hapur, të besuarit e xhihadistëve përzgjedhin vajzat më të hijshme, u kryejnë teste virgjërie, vlerësojnë format fizike dhe më pas i marrin drejt e në ankand.
Ata që shfaqen si më të interesuarit për t’i blerë kundrejt një shume të konsiderueshme parash janë pikërisht anëtarët më të pasur të kalifatit.
Çdo blerës zakonisht merr tre ose katër vajza njëkohësisht, i shfrytëzon për disa muaj, pastaj i shet përsëri duke krijuar kështu një rreth vicioz abuzimi seksual me vajzat në Lindjen e Mesme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/