Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në Parlament: Ekonomia në pikiadë – ju mbeteni krenarë, drejtimi i duhur – drejtimi drejt Surrelit

21/05/2015
Berisha në Parlament: Ekonomia në pikiadë – ju mbeteni krenarë, drejtimi i duhur – drejtimi drejt Surrelit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edi Rama përdor “Benz”-in 700  mijë euro, Ilir Meta ndërton ashensor 500 mijë euro

“Në dy vite kjo qeveri ka ndërtuar vetëm kullën e korrupsionit në Korçë, nuk ka ndërtuar asnjë rrugë asnjë shkollë asnjë spital, asnjë ujësjellës, me projektet e saj, asgjë veç livadheve rreth godinës së qeverisë”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në seancën plenar të Parlamentit.
Berisha ju rikthye me akuzat e tij, indirekt edhe kryeparlamentarit Ilir Meta, për ashensorin e kryesisë së Kuvendit.
“Po ndërtoni një ashensor që kushton gjysmë milioni euro te parlamenti, ndërsa po jep për rikonstruksionin ministrish dyfishin vlerave të ndërtimit të tyre. Edi Rama përdor ‘Benz’-in e blinduar i blerë për miqtë e qeverisë dhe po e shkatërron atë, nga frika”, vijoi më tej ish-kryeministri.
Për Berishën, nga kjo qeveri, ende nuk janë përfunduar as projektet e nisura prej qeverisë së tij.
“Për rrugën Lin – Pogradec Edi Rama u zotua në 11 shkurt 2014, se do ta përfundonte për sezonin turistik, që shkoi. Po vjen sezoni i dytë dhe ende nuk ka përfunduar ajo rrugë. Po rruga Lushnje – Berat, katër muaj punë kishte, vetëm një urë kishte për të ndërtuar dhe nuk ka përfunduar sepse bletë palma, o palamxhinj. Palmat që kushtojnë nga 400 euro i blini nga 1000 euro. Rrugë s’po ndërtoni, po mbillni palma se aty ka para më shumë. Rrugën Korçë – Qafë Plloçë e filluam ne. Rruga e Arbrit, ishte studiuar e shqyrtuar me autoritet kineze, e shtytë 2 – 3 vjet në kalendar greke. Premtove 160 milionë dollarë për vaditje dhe nuk ke ndërtuar një metër kanal vaditës”, renditi Berisha një sërë projektesh të pa përfunduara nga qeveria.
Më tej, ish-kryeministri duke ju rikthyer fushatës për zgjedhjet vendore, i ka kujtuar Ramës, se “merret me Lula Bashën në fushatë, i cili në qoftë se nuk i di, po ti kujtoj se Basha kur ishte ministër i
transporteve, ishte promotor i Rrugës së Kombit, kur ishte ministër i jashtëm, ishte promotor  i anëtarësimit  në NATO dhe kur ishte ministër i Brendshëm ishte promotor i liberalizimit të vizave. Dhe tjetra, ajo që ka bërë Lul Basha, ishte se të palosi ty ën vitin 2011”, u shpreh Berisha.
Duke marrë shkas, nga braktisja e seancës nga kryeministri Edi Rama, Berisha u shpreh se “Edi Rama ka frikë nga fjala nga e vërteta, jo nga unë. Ekonomia po shkon në pikiadë dhe ju mbeteni krenarë. Drejtimi i duhur është në drejtim të Surrelit, është pasurim i paligjshëm”, u shpreh ish-kryeministri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.