Tirana qyteti “më i pasur” në vend

Tirana qyteti “më i pasur” në vend

54
0
Shares

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë për një rritje të depozitave edhe në tremujorin e parë të këtij viti në kohën kur në shumicën e qyteteve s’ka pasur asnjë ndryshim krahasuar me fundin e 2014-s.
Vetvetiu një tregues i tillë është i pritshëm pasi po flasim për kryeqytetin, ku është i përqendruar edhe aktiviteti ekonomik më i madh. Në totalin e tyre si tremujor i parë i këtij viti, krahasuar me periudhën dhjetor 2014, në sektorin bankar depozitat janë rritur me 92 milionë dollarë.
Në fund të tremujorit të parë të vitit 2015 në sektorin bankar për Tiranën rezultojnë 411.6 miliardë lekë depozita. Në fund të 2014-s kjo shifër ishte 405 miliardë lekë, pra me një rritje totale prej 6 miliardë lekësh apo 65 milionë dollarësh.
Rritjen më të madhe e kanë pasur depozitat në valutë me 5.9 miliardë lekë, ndërsa rritja e depozitave në lekë ka qenë me mbi 600 milionë lekë.
Qyteti i dytë me rritjen më të madhe të depozitave pas Tiranës është Durrësi. Në fakt, krahasimi i këtij të fundit me kryeqytetin është shumë larg. Konkretisht, sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, ka një rritje me 8 milionë dollarë në fund të marsit 2015 për depozitat në këtë qytet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY