Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon kërkesën e PS-së dhe vendos çregjistrimin e kandidatit të PD-së Ilir Pjetraj për kryetar bashkie në Kurbin. Ilir Pjetraj është vëllai i deputetit demokrat Mhill Fufi dhe u regjistrua si kandidat, pas dorëheqjes së Altin Bibës.
Vendimi u mor me 4 vota pro për të shpallur të paligjshëm vendimin e KZAZ-së.
Pro çregjistrimit ishte dhe kryetarja e KQZ-së Lefterie Luzi.
Përfaqësuesi ligjor Genc Gjonçaj mbrojti sot paradite në KQZ kërkesën ankimore të socialistëve.
Sipas PS-së “Regjistrimi ishte i jashtëligjshëm dhe duhej shfuqizuar vendimi KZAZ pasi dokumentet për kandidatin Pjetrajt ishin paraqitur me 13 maj dhe ky veprim është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/