Në një nga sallat e Kongresit amerikan u mbajt ceremonia e dorëzimit të flamurit amerikan që u valëvit mbi ndërtesën e Capitol Hill për nder të shkrimtarit Ismail Kadare dhe veprës së tij.
Flamuri iu dorëzua nga kongresisti amerikan Eliot Engel, Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New York, i cili ishte nismëtari i këtij gjesti simbolik.
Në ceremoni merrnin pjesë bashkëatdhetarë, si dhe përfaqësues të ambasadës shqiptare në SHBA.
Engel është prej një çerekshekulli tashmë një nga mbështetësit më të vendosur të shqiptarëve në Kongres.
Me propozimin dhe mbështetjen e botuesit Bajrami, kongresisti Engel bëri edhe një përshëndetje publike dhe zyrtare në Kongresin Amerikan për shkrimtarin Kadare si dhe për vlerësimin e tij të fundit me Çmimin prestigjioz të Jeruzalemit 2015 në Letërsi.
Ngritja e flamurit është një praktikë e rregullt për kongresistë dhe senatorë për të vlerësuar dhe përmendur njerëzit e distrikteve të tyre përkatëse, ndërsa kësaj here ceremonia ishte e veçantë për shkak se u nderua një personalitet i një vendi tjetër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/