Burime zyrtare bëjnë të ditur se trupat e 9 shqiptarëve që u deklaruan nga policia si të vrarë gjatë konfliktit në Kumanovë, mbërrijnë nesër në Prishtinë.
Ambasada e Kosovës në Shkup, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, si dhe Instituti për Mjekësi Ligjore në Prishtinë, janë duke i bërë përpjekjet që sa më shpejt të organizohet identifikimi i të vdekurve edhe në praninë e familjarëve dhe më pas kthimi i tyre në Kosovë. Lejen për tërheqjen e trupave e ka dhënë Prokuroria në Shkup, e cila gjatë pasdites së sotme zyrtarisht i kanë njoftuar autoritetet kosovare se ka përfunduar autopsia e trupave të të vrarëve më 9 dhe 10 maj dhe se mund të bëhet tërheqja e trupave.
Më poshtë vijon edhe lista zyrtare me emrat e personave të vdekur në të cilin janë:
Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, i lindur në vitin 1972,
Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deçanit, i lindur në vitin 1977,
Mirsad (Osman) Ndrecaj nga Gjakova, i lindur në vitin 1979,
Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, i lindur në vitin 1985,
Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë në vitin 1978,
Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit në vitin 1975,
Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, i lindur në vitin 1965,
Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit në vitin 1983
Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj, i lindur në vitin 1971.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/