“Pas grumbullimit të dëshmive dhe informacioneve kemi siguruar dëshmi të mjaftueshme se tek një i paraburgosur është kryer torturë. Njëlloj edhe në rastet e tjera të të paraburgosurve kemi informacione për maltretime dhe tortura dhe këto denoncime janë bërë edhe nga avokatët dhe të afërmit e të paraburgosurve”, ka deklaruar Ixhet Memeti, Avokati i Popullit.
Ai ka theksuar se në burgun e Shutkës janë vizituar vetëm një pjesë e të paraburgosurve dhe jo të gjithë dhe se për disa nuk dihet akoma gjendja e tyre.
Memeti gjithashtu ka bërë të ditur se nga e premtja e kaluar, institucioni i tyre po përballet me obstruksione nga drejtoria e burgut të Shkupit. Për këtë ai ka njoftuar dhe kërkuar raport nga Ministria e Drejtësisë.
Nga ana tjetër familjarët e të arrestuarve nga më shumë se tri orë presin para dyerve të burgut të Shutkës për të vizituar të afërmit e tyre, të cilët sipas avokatëve, janë tretur nga malli dhe keqtrajtuar nga policia.
Raportohet t se të paraburgosurit shqiptarë mezi qëndrojnë në këmbë, dhe shëndeti i tyre është tepër i rëndë si pasojë e torturave nga policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/