Indonezianet që nuk janë të virgjëra, nuk ka vend në ushtri

Indonezianet që nuk janë të virgjëra, nuk ka vend në ushtri

89
0
Shares

Femrat ushtare në Indonezi duhet të jenë të virgjëra, ndryshe i kanë dyert e ushtrisë të mbyllura.
A janë virgjëreshat ushtare më të mira?
Zyrtarët në Qeverinë indoneziane mendojnë se po.
Sipas tyre, femrat që e kanë humbur virgjërinë në marrëdhënie jashtëmartesore, mund të sjellin “shprehi të këqija” në rrethin e ushtarëve.
Për t’u pranuar femrat në ushtri, ato duhet të kalojnë testin e virgjërisë. Këtij testi i janë nënshtruar edhe femrat e fejuara.
Gjeneralmajori në Ushtrinë e Indonezisë, Fuad Basya ka thënë se “nëse nuk përkufizohet ky rregull në këtë mënyrë, atëherë dikush me shprehi negative do të bëhet pjesë e Ushtrisë”, transmeton Telegrafi.
“Ushtarët janë mbrojtës të shtetit. Ata e mbrojnë sovranitetin dhe sigurinë e territorit të vendit”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka kritikuar ashpër këtë vendim për faktin se “nuk ka nevojë për test të virgjërisë, sepse ky test nuk ka ndonjë validitet shkencor”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY