Shqipëria borxh-marrësja më e madhe në Rajon

Shqipëria borxh-marrësja më e madhe në Rajon

205
0
Shares


FMN ka kërkuar vendosjen e rregullave ligjore që në vitet zgjedhore të parandalojë shterimin e parakohshëm të deficitit dhe borxhit publik të miratuar

Edhe pse Shqipëria aktualisht ka nivelin më të lartë të borxhit në raport me PBB me vendet e tjera të Rajonit është duke rritur me ritme më të përshpejtuara edhe borxhin e ri.
Sipas të dhënave krahasuese rajonale të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria që nga viti 2013 e ka krijuar sistematikisht një deficit buxhetor (borxhi i ri) më të lartë se mesatarja e rajonit.
Në vitin 2013 deficiti buxhetor i Shqipërisë ishte -5.6 për qind, ndërsa mesatarja rajonale ishte -4.4 për qind.
Në vitin 2014 deficiti i Shqipërisë ishte -5.6 për qind, ndërsa rajoni -5.1 për qind. Ndërsa këtë vit mesatarja e Rajonit për deficitin është planifikuar të jetë në -4.6 për qind, ndërsa Shqipëria, ka planifikuar -4.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Mirëpo parashikimet e këtij viti rrezikohen të arrihen të paktën nga ana e Shqipërisë për shkak se, të ardhurave tatimore janë shumë poshtë planit të vitit dhe më të ulëta se, fakti i vitit që shkoi.
Kështu që Ministria e Financave ose do të përdorë mekanizimin zgjerimit të deficitit buxhetor ose do të shkurtojë shpenzimet në mënyrë që të mbajë deficitin nën kontroll për shkak se, është edhe kusht në marrëveshjen e aktuale që po zbatohet me FMN.
FMN ka kërkuar vendosjen e rregullave ligjore që në vitet zgjedhore të parandalojë shterimin e parakohshëm të deficitit dhe borxhit publik të miratuar.
Një kombinim i presioneve politike dhe ndikimeve të krizës financiare çoi në rritje nën potenciale të PBB-së e për rrjedhojë të ardhura në nivele substancialisht më të ulëta, sesa ato të planifikuara ndërkohë që, deficiti dhe borxhit publik u rritën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY