Presidenti Nishani ka shpjeguar për Ora News edhe bisedën me presidentin turk, Erdoganin lidhur me organizatën terroriste sipas atij që kryen aktivitet në Shqipëri.
Zoti Erdogan deklaroi se Shqipëria duhet të luftoj mjaft shkolla të Gylen, ku më kanë thënë?
Në Shqipëri nuk ka një organizatë të tillë terroriste. Në takimi zyrtar, nuk është trajtuar në asnjë rast. Flas për takimin zyrtar mes dy delegacioneve. Në mënyrë informale është përmendur kjo çështje dhe kemi shkëmbyer pikëpamjet tona.
Cila ka qenë pikëpamja juaj?
Që shkollat të financuara nga Gylen plotësojnë të gjitha standardet. Laicitetin, sigurinë dhe eksperienca nuk ka treguar ndonjë rrezik.
Heqja e bustit në momentin e dekorimit?
Ajo ka qenë një shpifje e paskrupullt e njerëzve që tentuan të shmangin vizitën. Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Pallatin e Brigadave sepse edhe axhenda e tij ishte një ditore jo me fjetje. Në Pallatin e Brigadave ka tre salla, tek salla e mesit, që quhet salla Skëndërbej,aty është e ndarë me perde salla kryesore ku u shtrua darka. Aty është edhe busti i Skënderbeut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/