Maqedoni, opozita e kalon natën në tenda, 4 parti takim për daljen...

Maqedoni, opozita e kalon natën në tenda, 4 parti takim për daljen nga kriza

58
0
Shares

Qindra përkrahës të opozitës në tenda dhe qiell të hapur kanë qëndruar përgjatë gjithë natës para qeverisë maqedonase.
z2_copy_1Protestuesit janë shoqëruar nga kryetari i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev dhe të gjithë drejtuesit e kësaj partie.
Zaev theksoi se do të vazhdojë protesta dhe qëndrimi para Qeverisë deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski.
z3_copy_1Ndërkohë, Kryetarët e katër partive më të mëdha politike në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti nga BDI-ja, Zoran Zaev nga LSDM dhe Menduh Thaçi nga PDSH pritet sot të mbajnë në Shkup takimin e dytë për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike në vend.
Sikurse të enjten, si vëzhgues edhe këtë herë pritet në takim të marrin pjesë ambasadorët e SHBA-së dhe të BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, informon televizioni maqedonas Alsat  M.
leadPas përfundimit të takimit të parë të liderëve, pjesëmarrësit lajmëruan se është bërë përpjekje të krijohet kornizë për biseda për dalje nga kriza politike në vend.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY