Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kreditë e këqija, 32 kompani mbajnë peng bankat me më shumë se gjysmën e borxhit

18/05/2015
Kreditë e këqija, 32 kompani mbajnë peng bankat me më shumë se gjysmën e borxhit
Share on FacebookShare on Whatsapp

I shndërruar ndoshta në ngërçin kryesor që po mban peng ekonominë, problemi i kredive të këqija më shumë se masiv rezulton një fenomen i përqendruar te një grusht biznesesh.
Një statistikë e fundit e Bankës së Shqipërisë tregon që më shumë se gjysma e kredive të këqija në shkallë vendi u përkasin vetëm 35 kompanive apo grupeve tregtare.
Sipas burimeve nga Banka, më saktësisht, këto 35 kompani zënë 52.16 për qind të totalit të kredive të pakthyera në ekonominë shqiptare.
E shprehur në vlerë, kjo do të thotë se së bashku, këto 35 grupe tregtare kanë mbi 66 miliardë lekë ose 550 milionë dollarë kredi të pakthyera në sistem, duke u shndërruar në burimin kryesor të pasigurive në sistemin financiar dhe ekonominë kombëtare.
Kreditë e këqija konsiderohen si një nga shkaqet kryesore që po pengojnë ekonominë të rimëkëmbet me ritme të shpejta.
Me asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria shqiptare ka lajmëruar një plan të përgjithshëm për uljen e kredive të këqija, i cili përfshin një sërë institucionesh, por edhe ndryshimin e disa ligjeve apo procedurave. Një ndër to, i kërkuar me ngulm nga FMN dhe Banka Botërore, është ndryshimi i ligjit të falimentit për ta bërë atë më funksional.
Burime nga Banka e Shqipërisë thanë se, trajtimi i këtyre 35 kompanive do të jetë një nga pikat kryesore të planit për zgjidhjen e kredive të pashlyera.
Por a do të jetë kjo zgjidhje dërgimi në faliment apo ristrukturimi i këtyre kompanive?
Burime nga Banka thonë se kjo do të përcaktohet më qartë kur plani të jetë gati.
Ndërkaq, të dy institucionet, si Ministria e Financave ashtu dhe Banka e Shqipërisë, në më shumë se një rast kanë deklaruar se janë të vendosura për t’i dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë ngërçit të kredive problematike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në qeli për dosjen e SASPAK

07/04/2026
7 prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë – Dëshmi juridike ndërkombëtare

7 prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë – Dëshmi juridike ndërkombëtare

07/04/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Iluzionistët e Brukselit

07/04/2026
Apeli rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e masës “pezullim nga detyra”

Apeli rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e masës “pezullim nga detyra”

07/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në qeli për dosjen e SASPAK

07/04/2026
7 prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë – Dëshmi juridike ndërkombëtare

7 prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë – Dëshmi juridike ndërkombëtare

07/04/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Iluzionistët e Brukselit

07/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.