Gruevski nuk jep dorëheqje, thërret miting për të treguar forcën e VMRO-së

Gruevski nuk jep dorëheqje, thërret miting për të treguar forcën e VMRO-së

45
0
Shares

Partia e kryeministrit të Maqedoninë, VMRO-DPMNE, do të mbajë sonte në Shkup mitingun e paralajmëruar me moton: “Maqedonia është atdheu jonë i cili meriton stabilitet, prosperitet dhe të ardhme më të mirë ekonomike”.
Mitingu do të mbahet derisa në Shkup përkrahësit e opozitës kanë ngritur tendat, në pritje të kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili akuzohet nga kryeopozitari Zoran Zaev për izolimin e Maqedonisë, ndërtimin e një sistemi qeverisje të bazuar në korrupsion dhe krim të organizuar dhe për nxitje të konfliktit ndëretnik midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Por kryeministri Gruevski mbrëmë në televizioni SItel deklaroi se Maqedonia do të del më e fortë nga kjo situatë, me zgjidhje të bazuar nga vullneti i qytetarëve. Ai theksoi se duhet të gjendet zgjidhje për krizën në Maqedoni.
“Kjo zgjidhje duhet të bazohet në vullnetin e popullit dhe qytetarëve të Maqedonisë. Në bazë të vullnetit të tyre që e treguan gjatë zgjedhjeve të fundit”.
“Zgjidhje duhet të gjendet dhe ajo mos të jetë në mënyrë të dhunshme, si që ndoshta dikush ka planifikuar. Dhe zgjidhje do të ketë. Maqedonia do të del ende më e fuqishme nga kjo krizë, me shumë mësime dhe do të ec përpara ende më fuqishëm se sa më herët”, kas thënë Gruevski, raporton INA.
Javën e kaluar, dy ministra të qeverisë Gruevski dhe shefi i shërbimit Sekret të Maqedonisë, u detyruan të japin dorëheqje, pas përleshjes së armatosur midis policisë dhe një grupi të armatosur në qytetin e Kumanovës.
Ende nuk është bërë e qartë se çfarë ka ndodhur në Kumanovë, por dyshohet se incidenti ishte inskenuar nga vetë qeveria Gruevski, me qëllim të forcimit dhe zgjatjes së pushtetit të tij të ndikuar nga Beogradi dhe Moska.
Gjatë përleshjes në Kumanovë janë vrarë tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, në mesin e tyre edhe shtetas të Republikës së Kosovës.
Dje në protestën e opozitës, më të madhen që ka njohur Maqedonia ndonjëherë, ku u mblodhën maqedonas e shqiptarë bashkë, opozitari Zaev ka thënë se Gruevski duhet të largohet menjëherë nga pozita e kryeministrit në mënyrë që Maqedonia të shpëtojë nga më e keqja.
Ai ka thënë se kryeministri nuk mund të shtiret sikur nuk ka ndodhur asgjë e keqe gjatë qeverisjes së tij totalitare, sepse Maqedonia, siç ka thënë ai, e qeverisur prej tij, ka ardhur buzë greminës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY