FOTO/ SHBA, luftë bandash në Teksas, 9 persona të vrarë

FOTO/ SHBA, luftë bandash në Teksas, 9 persona të vrarë

76
0
Shares

Policia e SHBA-së në Teksas raporton se 9 persona janë vrarë dhe të paktën 100 të tjerë janë arrestuar pas një lufte me armë mes dy bandash rivale motoristësh.
Incidenti ndodhi në një zonë tregtare të quajtur “Central Texas Market Place”.
txPolicia raporton se 8 vetë vdiqën në vendin e ngjarjes ndërsa i nënti në spital. Të gjithë ishin motorist. Të paktën 18 persona të tjerë u lënduan.
Një dëshmitar tha se vendi i parkimit të restorantit në afërsi ku ndodhi ngjarja, “ishte kthyer në shesh beteje”.
tx1Policia tha se ngjarja ndodhi pak pas mesdite, kur dy bandat rivale morën pjesë në betejë në hapësirën e parkimit në afërsi të një restoranti.
Zëdhënësi i policisë, Patrick Swanton, tha se lufta kishte filluar me grushte, e më pas kishte degjeneruar në zinxhirë, thika dhe armë zjarri.
tx2“Kjo është ndoshta një nga skenat më të tmerrshme të krimit, që unë kam parë në 34 vjet punë. Sot mund të ishin lënduar shumë njerëz të pafajshëm”,  tha ai.
Zëdhënësi i policisë tha se të 9 personat që vdiqën ishin pjesë e bandës “Banditos” .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY